Përleshje të përgjakshme në Greqi, vritet me thikë një fëmijë…

0
109

Përleshje të përgjakshme në Greqi, vritet me thikë një fëmijë në kampin e refugjatëve
Një i vdekur, një i plagosur rëndë dhe një tjetër i plagosur lehtë, janë viktima të cilët kanë mbetur gjatë përleshjes që ndodhi të shtunën mbrëma pas orës 11:00 në pjesën e kampit ku mbahen fëmijët e mitur të refugjatëve të pashoqëruar.

Të gjithë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë janë fëmijë, përfshi edhe autorin e krimit që është 14-15 vjeç, nga Afganistani që me thikë vrau bashkatdhetarin e tij.

Greqia ka në kampet e saj një mbipopullaritet të paimagjinueshme, tre-katër herë më shumë se kapaciteti i akomodimit.

Në kampin e refugjatëve në Moria gjenden 600 fëmijë të pashoqëruar nga prindërit, në një kohë kur kapaciteti i akomodimit është vetëm për 160 fëmijë.

Edhe pse Greqia është porta e Evropës për refugjatet ajo është lënë e vetme të përballet me numrin e madh dhe në menaxhimin e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here