Teoria shkencore/ Planeti Tokë, shuhet brenda muajit Shtator?

0
148

Tronditje pas tronditje, kanë cuan në teoritë se fundi i planetit Tokë është afër, e ai do të shuhet brenda muajit shtator. Kanë qenë rrjetet sociale dhe forumet konsipracioniste, ato të cilat kanë diskutuar gjerësisht lidhur me të ashtuquajturin “Planet X”, ku sipas disa teorive shkencore, ai është i fundit në linjët e planeteve të sistemit tonë diellor. 

Sipas konsipiracionistëve, planeti në fjalë, i njohur ndryshe edhe si Nibiru, i është drejtuar Tokës me shpejtësi dhe pritet që ta godasë atë brenda muajit shtator. Bindja e tyre “përforcohet” më shumë nga disa pamje të publikuara në Youtube, ku tregohet Hëna e Kuqe një trup tjetër qiellor në krah të saj.

Ata që i besojnë kësaj teorie kanë nisur të anulojnë planet e veta për muajin tetor, ndërsa për të tjerët, ka një shpjegim më shumë shkencor për Hënën e Kuqe. Në fakt bëhet fjalë për një fenomen lehtësisht të shpjegueshë; rrezet e Diellit që bien në atmosferën e Tokës, pasqyrohen më pas në sipërfaqen e Hënës dhe ndodh që në disa raste, ato të kuqe të mbizotërojnë ndaj rrezeve të tjera të yllit tonë.

“Hëna e Kuqe u bë për shkak se Nibiru kaloi pranë saj dhe e mbuloi me hijen e tij të kuqe atë”, thonë ata në forumet e veta. Aq të bindur janë disa prej tyre në fundin e Tokës sa thonë që qeveritë dhe agjencitë hapësinore po ja fshehin të vërtetën pjesës tjetër të njerëzimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here