‘Rast frymëzues’/ Jonida Prifti nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, diplomohet në Britani!

0
129

“Kur mundësitë janë të barabarta nuk ka diskriminim gjinor”, shprehet Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ndërsa si ilustrim sjell rastin e togeres së re Jonida Prifti nga Forcat e Armatosura, e diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar me rezultate të shkëlqyera. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shton se diskriminimi gjinor në profesion është një problematikë e njohur edhe në vendin tonë, ndonëse shpesh e fshehur në rregullore, kode sjelljeje apo dhe në kulturën e kompanive private.

“Megjithatë ka raste frymëzuese që tregojnë se kur mundësitë janë të barabarta, nuk ka diskriminim gjinor apo çfarëdolloj diskriminimi tjetër, ne shikojmë se më të merituarit dallohen gjithmonë në fushën e tyre”, thekson KMD.

Për të ilustruar këtë dukuri, KMD thekson se “ju tregojmë për togeren e re Jonida Prifti nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e cila, pas një kursi intensiv 12-mujor, u diplomua në Mbretërinë e Bashkuar, në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Sandhurstit (RMAS), me rezultate të shkëlqyera”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here