U qëllua me 10 plumba, biznesmeni që u vra sot në Vlorë rrahu ish-juristin e Hipotekës…

0
102

Bledar Birçaj, 40 vjeç, u ekzekutua paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, ndërsa nga raportimet ai ishte një emër i njohur për policinë. Mbi 40 vjeçarin u qëllua me breshëri automatiku, ndërsa ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Nga raportimet mësohet se në 21 Dhjetor 2010, viktima e sotme, së bashku me të vëllanë Elton Birçaj kanë dhunuar ish-juristin e hipotekës së Vlorës, shtetasin F.H.

Për këtë ngjarje dy vëllezërit janë proceduar në gjendje të lirë. Shkak i kësaj ngjarje është bërë, problemet që ata kanë pasur me dokumentacionin në një pronë që ndodhet në qytetin e Vlorës.

Më pas Birçaj, është arrestuar dhe në 27 janar 2011 nga policia dhe prokuroria e Vlorës pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë; “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”; si dhe “Shkatërrim prone”.

Ai ka qëndruar fillimisht në burg në masën e arrestit në burg 45 ditor dhe më pas në 9 mars 2011, gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në fund të procesit ai kishte përfituar dhe dëmshpërblim për shkak të akuzës së padrejtë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here