Vazhdojmë…/ S’ka fund turpërimi me turistët, ankohen gjermanët…

0
113

Incidentet me turistët e huaj që kalojnë verën në Shqipëri nuk kanë fund. Pas Mihal Kokëdhimës që terrorizoi turistët spanjollë në Porto Palermo, të tjera lajme të hidhura vijnë, kësaj here nga kryeqyteti.

Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha, shkruan në rrjetet sociale se një çift gjermanësh, kanë kallëzuar në Polici se një person iu ka rrëmbyer valixhen me sende personale.

Ndërkohë që më herët, një hungarezi i kanë thyer xhamat e makinës në Shëngjergj.

Postimi i Anila Hoxhës:

Vazhdojme…. pas hungarezit qe i thyen xhamat e makines ne Shengjergj, ankohen gjermanet!

Ana Lucia Barroso dhe Steen Thorston banues ne Hanover, kallzojne ne polici se ne oren 11.30 ne Tirane,ne rrugen “Petro Marko”, nje person i paidentifikuar ju rrembeu valixhen brenda te ciles kishin veshje dhe sende personale !

Pak ditë më parë në Qeparo, pronari i restoranit “Panorma”, Mihal Kokëdhima, pas një debati me klientët i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë.

Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë.

Pardje biznesmeni ka dalë para gjykatë dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here