Teksa përgatit rikthimin Murinjo merr vendimin drastik

0
157

Trajneri portugez Jose Mourinjo që prej shkarkimit nga stoli i Mançester Junajtid në dhjetor ka qenë i ‘papunë’.

Por të gjithë këtë periudhë ai thotë se e ka shfrytëzuar për të përgatitur rikthimin.

Në një intervistë për “Sky Sports” 56-vjeccari thotë se ka ardhur koha që jo vetëm të ndryshojë metodologjinë e tij të punës, por edhe personelin.

“Po mendoj, po studioj. Po prodhoj gjëra gjatë gjithë kohës. Shkoj në sporte të ndryshme dhe i analizoj ato. Takohem me ata që do të jenë stafi im i ardhshëm, sepse personeli do të jetë i ndryshëm nga ai i mëparshmi, sepse mendoj se ka ardhur momenti për disa ndryshime. Nuk ka asgjë nga pikëpamja personale. Por ka të bëjë me njohuritë, me motivimin dhe mendoj se është koha e duhur për ta bërë këtë”.

“Speciali” ka pasur shpesh përkrah në klubet ku ka punuar ish-asistentin Rui Faria, së bashku me trajnerin e portierëve Silvino Louro dhe atë të fitnesit, Karlos Lalin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here