Vendim/ Më 22 gusht shpërndahet Parlamenti i Kosovës

0
165

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë sot vendimin që më 22 gusht të vendoset për shpërbërjen e Parlamentit. Kjo nënkupton se Kosova do të shkojë së shpejti në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të gjithë përfaqësuesit e partive politike konfirmuan se kryesia e Kuvendit ka rënë dakord që me datën 22 të shpërbëhet Parlamenti i Kosovës dhe që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Vendimin e kanë konfirmuar përfaqësuesit e LDK (Avdullah Hoti), AAK (Ahmet Isufi), PDK (Memli Krasniqi), Nismës dhe partive të tjera. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se vendimi është marrë në mënyrë konsesuale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here