Kosovë/ Sot vendoset për shpërndarjen e Kuvendit

0
95

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot do të mbajë mbledhje me shefat e grupeve parlamentare ku do të diskutohet për  përgatitjet për të mbajtur seancën për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI. Kjo mbledhje është thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli, pasi refuzoi thirrjen e presidentit Hashim Thaçi për të caktuar një mandatar të ri për kryeministër pas dorëheqjes së Haradinajt.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet rreth orës 11:00.

Duhet theksuar se për të shpërndarë Kuvendin nevojiten 80 vota të deputetëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here