Video/ Përplasje mes pronarëve të një biznesi dhe policisë, dhunohet gruaja shtatzënë…

0
122

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhjetra forca policie janë pëplasur me pronarët e një biznesi në zonën e doganës, mes të cilëve një grua shtatzënë e cila pretendon se është dhunuar.

Shkak për këtë konflikt është bërë vendosja e kangjellave përpara dyqanit, me qëllim kalimin e këmbësorëve, që jo pak herë bëhen burim aksidentesh.

Mirëpo sipas pronarëve të dyqanit policia bashkiake ka vepruar në mënyrë selektive, dhe kanë dëmtuar në mënyrë direkte vetëm aktivitetin e tyre.

Ca më tej ata shtojnë se për të mos u vendosur kangjellat u janë kërkuar një shumë prej 2500 eurosh.

Image

Qytetarja e cila është edhe shtatzënë shprehet se është dhunuar nga punonjësit e policisë, ndaj të cilëve do të ngrejë dhe një denoncim.

Me jo pak shqetësim ata shprehen se e vetmja zgjidhje është të mbyllin biznesin e tyre dhe të nisen si emigrant drejt Gjermanisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here