Meta viziton të plagosurin në Kavajë: Prokuroria të zbardhë këtë krim zgjedhor!

0
108

Pasi shkoi në zyrën e Partisë Demokratike në Kavajë, pas ngjarjes së rëndë ku u përdorën dhe armët, presidenti Ilir Meta vizitoi rreth mesnatës të plagosurin Bledar Okshtuni në ambientet e spitalit.

Kreu i Shtetit i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që ky krim zgjedhor të hetohet me shpejtësi dhe autorët të vendosen përpara drejtësisë.

Postimi i Metës:

Nuk mund të mos vizitoja në spitalin e Durrësit aktivistin e Partisë Demokratike, z.Bledar Okshtuni, të plagosur me armë zjarri brenda në zyrën elektorale në Kavajë.

I urova shërim sa më të shpejtë, si dhe i shpreha nënës dhe familjarëve të tij të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time.

I falënderova mjekët e Durrësit për profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e dëshmuar, që Bledari të ketë tashmë një gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

U bëj thirrje Prokurorisë dhe Policisë, që ky krim i shëmtuar zgjedhor të hetohet me shpejtësi, si dhe autorët e urdhëruesit e këtij atentati të arrestohen pa vonesë dhe të dalin para drejtësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here