Rihapet hetimi për gjygjtaren e Tiranës…

0
132

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka vendsur që të rihapë hetimin për gjyqtaren e Tiranës Alma Brati, pas ankimit të Komisionerit Publik.

Seanca gjyqësore e radhës për gjyqatren u caktua më datë 31 Janar 2019.

“Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 18 dhjetor 2018, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Brati.

Pas njohjes me aktet shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, Komisionierit Publik specifikoi kërkesën e tij: çeljen e hetimit gjyqësor dhe riadministrimin e dokumentacionit provues nga institucionet shtetërore në funksion të hetimit.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi hapjen e hetimit gjyqësor, sipas nenit F, pika 3 të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 45 të ligjit 84/2016, si dhe administrimin e disa dokumenteve nga institucione shtetërore me qëllim saktësimin e informacionit. Gjithashtu, trupi gjykues vendosi të lejojë marrjen si prova të dokumenteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit.

Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 31 janar 2019, ora 10.00.” thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here