Studimi po befason të gjithë: Renditjen e re me klubet më të mira në botë

0
119

Një studim i fundit nga “FiveThirtyEight” ka zbuluar skuadrat më të mira në botën e futbollit.

Duke përdorur algoritmin e tyre, Website arriti në përfundimin se Manchester City i Pep Guardiolës është ekipi më i mirë në botë me një vlerësim SPI prej 94.4.

Kampionët e Bundesligës, Bayern Munich pozicionohen në vendin e dytë me një vlerësim SPI prej 93.5, ndërsa Liverpool, Barcelona dhe Chelsea përbëjnë pesë skuadrat më të mira në futboll.

“FiveThirtyEight” ka mbledhur rezultate nga e gjithë bota, me gjithsej 636 ekipe që shfaqen në listën e gjerë.

Dhe ndoshta befasia më e madh mban emrin e Manchester United, që renditet në vendin e 34 pas ekipeve modeste si: Real Sociedad, Hoffenheim dhe Young Boys.

Image

Por si u arrit deri te kjo listë?

Sipas faqes së tyre zyrtare, “çdo ekip ka një vlerësim sulmues që përfaqëson numrin e golave që pritet të shënojë kundër një ekipi mesatar në një fushë neutrale dhe një vlerësim mbrojtës që përfaqëson numrin e golave që pritet të pranojë”.

“Këto vlerësime, nga ana tjetër, prodhojnë një vlerësim të përgjithshëm SPI, që përfaqëson përqindjen e pikëve në dispozicion. Një fitore me vlerë 3 pikë, një barazim me vlerë 1 pikë, dhe një humbje me vlerë 0 pikë”.

Surpriza Man United:

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here