Video/ Një rome shqiptare e guximshme!!!! Arsimi çelësi që hap perspektiva…

0
120

Arsimi është çelësi që hap perspektiva. Ky është qëndrimi i Kendiza Lalas, e cila megjithë moshën e re është mjaft aktive në ndihmë të komunitetit rom. Ajo nderohet bashkë me Shpresa Agushin me “Çmimin e Romëve për Integrim” të Komisionit Evropian.

Nga Deutsche Welle

Dy rome nga Kosova nderohen me çmimin e BE

Çdo dy vjet Komisioni Evropian ndan një çmim për romët e angazhuar që punojnë për integrimin më të mirë të komunitetit të tyre në Ballkanin Perëndimor edhe në Turqi. Këtë vit ishin 14 gra rome, që u nderuan me këtë çmim.

Edicioni i tretë i “Çmimit të Romëve për Integrim” i Komisionit Evropian i është dedikuar tërësisht grave. Grave, të cilat kanë arritur të bëjnë ndryshime të mëdha në komunitetet e tyre. Nga 105 aplikime, në Bruksel u zgjodhën gjithsej 14 fituese. Në mesin e tyre janë edhe dy fituese nga Kosova: aktivistet Shpresa Agushi dhe Kendiza Lala.

“Nuk e prisja këtë çmim, sepse detyra ime është të ndihmoj gratë që të kërkojnë të drejtat e tyre”, thotë Shpresa Agushi nga Prishtina. “Çmimi më motivon që të punojë edhe më shumë. Në të njëjtën kohë, besoj se ky çmim do të bëjë gjithashtu shumë gra dhe vajza rome që të angazhohen dhe të punojnë në të ardhmen “.

Ndihmë për të gjetur guximin

Shpresa Agushi ka qenë aktivistja e parë, e cila është angazhuar për të drejtat e grave rome në Kosovë. Angazhimi i saj filloi në vitin 2000, pak pas përfundimit të luftës në Kosovë. Jeta e vështirë e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve si dhe diskriminimi, të cilit pakicat u ekspozoheshin në atë kohë, Shpresa nuk dëshironte që t’i shihte më.

“Unë vendosa të flasë në emër të romëve dhe të flasë për ta. Veçanërisht për gratë rome, të cilat përballen me diskriminimin e trefishtë në Kosovë: në familjen e tyre, në komunitetin e tyre dhe në shoqërinë në të cilën jetojnë “, thotë aktivistja.

Për më shumë se 10 vjet, Shpresa Agushi është drejtoreshë e rrjetit mbarëkombëtar të organizatave joqeveritare për të drejtat e grave të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve.

Nëpërmjet ndihmës së saj, shumë gra kanë gjetur guximin për t’u mbrojtur nga padrejtësitë që përjetojnë. Një kusht i rëndësishëm për angazhimin e saj është edhe vetëvlerësimi, thotë Shpresa. “Unë e dua veten dhe nuk më vjen turp që jam rome. Unë dua t’ua mësoj këtë edhe grave të tjera. Ato nuk duhet të turpërohen dhe duhet të ngrihen për të drejtat e tyre, në komunitet dhe në familje. Ata duhet të luftojnë dhe të ngrenë zërin e tyre. ”

Rruga drejt barazisë për shumicën e grave rome, ashkali dhe egjiptiane në Kosovë është jashtëzakonisht e vështirë. Arsimi joadekuat, martesat e hershme, papunësia dhe mungesa e njohurive mbi të drejtat e tyre e bëjnë jetën e tyre të vështirë. Gjithashtu edhe Gjylshahe Feta nga Mitrovica e ka përjetuar këtë. Në të kaluarën, romja ishte e varfër dhe e pa arsimuar. Nëpërmjet njohjes me Shpresën, jeta e saj ka ndryshuar me 180 gradë. “Falë Shpresës unë jam ajo që jam sot. Unë tani kam organizatën time joqeveritare, punonjësit dhe donatorët e mi që më financojnë kështu që sot mund të merrem me çështjet e komunitetit dhe të drejtat e grave. Gjithçka ka ndryshuar që kur u njoha me Shpresën “, thotë Gjylshahe Feta.

Ndihmë fëmijëve

Fituesja e dytë, e cila është shpërblyer me çmimin evropian për Integrimin Evropian të Romëve është 18-vjeçarja Kendiza Lala nga Gjakova. Tre vjet më parë, ajo filloi të punoj vullnetarisht në shkollën “Bethany” në fshatin Bretkoc, ku jetojnë shumë romë dhe ashkali. Në shkollë, ajo i ndihmon fëmijët me detyrat e shtëpisë ose kujdeset për të gjithë të vegjlit aty. “Ishte një lloj intuite natyrore për të ndihmuar fëmijët”, thotë Kendiza, “Unë ndihem përgjegjëse për njerëzit e komunitetin tim”.

Në të njëjtën kohë, 18-vjeçaren e ka prekur fakti që shumë vajza nga komuniteti i saj kanë ende vështirësi në të shprehur. “Për mua ishte shumë e turpshme që në vitin 2016 kur unë kisha filluar të bëjë punë vullnetare, kishte ende njerëz në komunitetin tim që kishin probleme në të shprehur, gjë që më bëri shumë të pakënaqur. Fati im ishte që prindërit e mi gjithmonë e mbështetën shkollimin tim. Megjithatë, jo të gjithë në komunitetin tim e kanë këtë fat “, thotë Kendiza Lala.

Fëmijët i japin asaj dashuri dhe shumë energji, kështu që puna në shkollë e bën Kendiza Lala shumë të lumtur. Ashtu si Shpresa Agushi, ajo nuk priste që të nderohej për punën e saj vullnetare.  “Kur dëgjova se dëshironin që të më nominonin për çmimin e BE-së, nuk mund ta besoja, mendova se nuk isha personi i duhur për të, por kur pashë njerëz të tjerë që e vlerësonin punën time, isha shumë e lumtur. Është një ndjenjë shumë e veçantë kur dikush e vlerëson punën dhe angazhimin tënd “, thotë 18-vjeçarja.

[Kendiza Lala ndërkohë ka filluar studimet në Tiranë. Kur ajo të përfundojë studimet, ajo synon që angazhimin e saj ndaj romëve ta kthej në profesion të saj. Mbi të gjitha, temën e arsimit ajo e ka në zemër. Për këtë duhet të kushtohet më shumë rëndësi, thotë ajo.

“Kur e edukojmë një njeri, e kemi ndihmuar atë që të mendojë në mënyrë kritike dhe të jetë i pavarur. Romët nuk duhet të konsiderohen më si punëtorë ndihmës nëpër ministri. Atyre duhet t’u jepet një perspektivë afatgjate dhe jo vetëm projekte, të cilat përsëri përfundohen. Nëse ne edukojmë të rinjtë siç duhet, trajtimi i grave, fëmijëve dhe njerëzve të tjerë gjithashtu do të ndryshojë “, thotë Kendiza Lala.

Shprehja kosovare “Shpresa vdes e fundit” do të jetë motoja e Kendiza Lalas dhe Shpresa Agushit për të ardhmen. Të dyja kanë një qëllim të qartë në mendje – se romët në Kosovë gëzojnë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët e tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here