18 shkurti si 21 janari? Deputeti i PD-së: S’mund t’i parashikojmë protestuesit

0
227

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh ish-ministër i Brendshëm, Arben Imami zbuloi detaje të reja nga protesta e 18 shkurtit e opozitës, në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në News 24.

Ndonëse siguron se nuk është parashikuar i njëjti skenar si më 21 Janar të 2011-ës, kur opozita e asaj kohe, siç tha ai nxori në bulevard 300 banditë që qëlluan kryeministrinë, nuk mund të parashikohet reagimi që do kenë njerëzitm, shkruan “Balkanweb”.

“Nuk e dimë çfarë reagimi do kenë qytetarët pas orës 12:00. Nuk do të ketë dhunë, nuk do të ketë 21 janar sepse kjo parti është demokratike, nuk merr 300 apo 400 rrugaçë, por ne nuk e dimë çfarë do ndodhë, nuk e dimë çfarë reagimi do kenë qytetarët”,- tha Imami.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here