Sherri që la pas një të plagosur…Përleshje me thikë në mes të plazhit

0
161

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur sot në një plazh privat në lagjen numër 1 në qytetin e Sarandës. Gazetarja e “BalkanWeb” Shpresa Dine, raporton se janë konfliktuar me thikë dy pushues me njeri-tjetrin.

Një person i paidentifikuar ka qëlluar 3 herë me thikë në krah dhe gjoks shtetasin Berti Tahiraj, 40-vjec nga Vlora i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës.

Policia dhe grupi hetimor kanë zbarkuar menjëherë në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të sherrit, i cili la pas një të plagosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here