Berisha: PS riktheu monizimin, kontrollon 99.9% të pushteteve

0
145

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim online me shqiptarët në Diasporë. Ai tha se zhvillimet e fundit janë dramatike në vend pasi PS kontrollon, pas marrjes së presidentit, 99.9% të pushtetit.

“Pas zgjedhjes së presidentit, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë. Para zgjedhjes së presidentit, ky grafik tregon se nga viti 2013 në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri.

Të ketë më shumë seç kishte PPSH në vitin 1991. Dhe pas zgjedhjes së presidentit të republikës, kjo përqindje shkon në 99.9%”, – u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi se diaspora ka një rol të rëndësishëm në zhvillimet e vendit ndërsa theksoi se qeveria nuk ka lejuar votën e emigracionit.

“Në rrafshin politik, emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuarit e mëdhenjenj nga Shqipëria.

Shqipëria nuk mbyll kufijtë si dikur ndaj emigracionit e diasporës, por ajo nuk ka lejuar votën tuaj, nuk ka vendosur atë bashkëpunim të domosdoshëm për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve” – tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here