“Ruzhdi Bizhuta” dhe transformimi në stadium të denjë

0
151

Stadiumi do të ketë ndriçimin e nevojshëm dhe një tapet cilësor

 Hyrja nuk do të bëhet me prerje biletash, por në mënyrë elektronike

 

 

Ruzhdi_BizhutaMë në fund edhe çështja e stadiumit po duket se po shkon drejt zgjidhjes. Kjo, pasi organizimi nga instancat ndërkombëtare të futbollit do të kemi një tempull ku mund të shohim kuq e zinjtë. Investimi i bërë nga UEFA, FIFA dhe qeveria shqiptare pritet t’i ndryshojë tërësisht pamjen stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”. Fusha e Elbasanit do të jeta e vetmja në Shqipëri që do të përmbushë kriteret e UEFA-s. “Ndërhyrjet do të jenë totale, rindërtimi do të jetë në të gjitha drejtimet. Po ta ndajmë tribunën në disa zona kryesore, atëherë themi 400 vende zona VIP, 100 zona e gazetarëve dhe pjesa tjetër për tifozët. Aktualisht, është 1600 vende të ulura, plus që mendohet që mund të shtohen disa shkallë dhe të shkojë nga 2100-2200 vende”, – është shprehur Artin Kovaçi, shef i Sport-Klub Elbasanit. Në impiantin e ri do të ketë mjedise ku do të ofrohen shërbime për tifozët gjatë pushimit të ndeshjeve. Përveç pjesës së tribunave, ku numri i tifozëve pritet të jetë rreth 11 mijë, do të ketë edhe përmirësim të tapetit të blertë. Një ndryshim rrënjësor do të pësojnë edhe dhomat ku skuadrat përgatiten para ndeshjeve. Në impiantin e ri çdo gjë është menduar deri në detaj, nga tualetet e deri të siguria e tifozëve në rast rreziku. Risia e këtij stadiumi është se për herë të parë hyrja në të do të jetë në mënyrë elektronike. “I gjithë stadiumi do të funksionojë mbi bazën e të gjitha kritereve dhe rrethimi do të jetë i veçantë dhe hyrje-daljet do të jenë sipas kushteve të UEFA-s. Nuk do të ketë më prerje biletash, por çdo gjë do të jetë elektronike. Projektorët e rinj do të jenë sipas kritereve të UEFA-s, me forcë ndriçimi 1600 luks, ndërkohë që në pjesën anësore të fushës nuk do të mungojë edhe ekran i madh elektronik i cili kap shifrën e 100 mijë eurove. Një rikonstruksion total do të pësojë edhe parkingu rreth e rrotull stadiumit. Ndërsa kapaciteti i të cilit duhet të jetë 400 makina gjatë ndeshjeve ndërkombëtare. Në këtë stadium do të luhen edhe ndeshjet e skuadrave që kalojnë në turet e kupave të Evropës. Për këtë çështje ka folur edhe Shulku, që është ka dhënë një deklaratë për këtë çështje, Ai është shprehur se çështja e stadiumit do të shikohet me kujdes. Sipas tij do të punohet që stadiumi të rikonstruktohet brenda shtatori. Por edhe nëse kjo nuk do të ndodhë do të shikohet një mundësi tjetër. Sipas tij, ndeshjet në transfertë janë opsioni më i mirë i mundshëm. “Në rast se nuk do jemi në kohë me punimet, pra nuk do kenë përfunduar deri në shtator të këtij viti, atëherë plani ynë është që ndeshjet e para të kualifikimeve t’i luajmë në transfertë. Sigurisht, do bëhet ç’është e mundur që kjo të mos ndodhë dhe punimet të përfundojnë në kohë. Nuk bëhet fjalë që të luajmë në fushë neutrale për takimet që në short i kemi për t’i zhvilluar në Shqipëri. Janë vetëm ndeshjet e para, që në rast se do të na bien t’i luajmë brenda, do të gjejmë konsensusin me kundërshtarët që të parat t’i luajmë në transfertë”, – është shprehur Shulku.

 

 

Misteri i çmimit të së drejtës televizive për Euro 2016

 Shqipëria e ka shitur “Të drejtën TV” të kombëtares prej më shumë se 6 muajsh tek UEFA për një shifër që akoma nuk dihet, por duket se një sensacion është blerja e të drejtës së “broadcasting”-ut për ndeshjet e kombëtares nga ana e Televizionit Shqiptar. Edhe pse nuk ka ndonjë shifër zyrtare, përflitet se Televizioni Publik Shqiptar për të drejtën e prodhimit dhe transmetimit të ndeshjeve që i ka detyrim, ka paguar një shumë marramendëse. Nuk ka asgjë zyrtare, por përflitet se TVSH ka paguar deri në 1 milion euro për të drejtën televizive dhe “broadcasting”-un e kombëtares. Kështu, TVSH do të prodhojë sinjalin dhe do ta transmetojë në Shqipëri për të gjitha ndeshjet zyrtare të kombëtares. TVSH, ndryshe nga vitet e kaluara, është detyruar ta blejë tek EBU-ja “të drejtën TV” të kuqezinjve. Kjo, pasi UEFA më parë kishte blerë “Të Drejtën e Kombëtares Kuqezi”. Me sa është kuptuar, kjo është hera e parë që Televizioni Publik Shqiptar arrin të nxjerrë një shumë kaq të madhe për ndeshjet e kombëtares sonë.

 

 

 

Ilir Caushaj firmos për 6 muaj në Greqi me Kerkyrën

Ish-futbollisti i Tiranës, Ilirian Caushaj, është futbollisti më i ri i ekipit të Korfuzit, Kerkyra. Mesfushori do të luajë tek ky ekip për 6 muajt e ardhshëm. Kerkyra është aktualisht në Kategorinë e Parë të Greqisë dhe si objektiv ka ngjitjen në elitën e futbollit grek. Një lëvizje kjo që pritet ta ngjisë lojtarin në nj nivel tjetër. Një aventurë në Ligën e Parë Greke siç ka qenë edhe shumë lojtarë të tjerë shqiptarë.

 

 

Vila nis stërvitjen me Janinën

Pas problemeve Emiliano Vila ka nisur më në fund stërvitjen. Pas disa ditësh pushim, shqiptari ka qenë në stërvitje, duke e nisur me ritme të ulëta. Në fakt, mesfushori ka munguar në dy ndeshjet e fundit të PAS Janinës dhe pas dy javëve dëmtim ai do të jetë i gatshëm për skuadrën e tij greke. Ndryshe nga bashkëkombasi i tij në skuadër Lila, Vila nuk ka luajtur shuam minuta, por me rikuperimin e kryer pritet që lojtari durrsak pritet të kthehet në formë.

 

 

Kaçe, lojtari i ri më i mirë në kampionatin grek

Vetëm sukses shohim nga Ergys Kaçe. Kësaj radhe lojtari ka arritur që të dalë triumfator jashtë fushës. Korçari ka fituar çmimin si lojtari i ri më i mirë në kampionatin grek. Gjatë marrjes së çmimit ai u shpreh: “Ju uroj të gjithëve një vit sa më të mbarë dhe me shëndet. Falënderoj Federatën e Futbollistëve Profesionistë dhe futbollistët që më dhanë këtë çmim. Dua gjithashtu të falënderoj edhe trajnerët e mi, lojtarët dhe PAOK-un që më dha mundësinë të arrij deri këtu. Këtë trofe ia dedikoj familjes time dhe tifozëve të PAOK-ut që më ndihmuan dhe më mbështetën gjatë kësaj periudhe”, – u shpreh 20-vjeçari.

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency