“Po të kisha mundësi s’do zgjidhja këtë rrugë”, flet Rezarta Shkurta

0
146

Rezarta Shkurta ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke marrë një pyetje që ajo e ka cilësuar, sa të bukur aq edhe të vështirë.

“Kam shumë kohë pa dhënë një intervistë të vërtetë. Dëshiroj të shfletoj DITARIN, sot këtu me ju…”- shkruan Rezarta Shkurta në InstaStory.

“Sa e bukur dhe sa e vështirë është të jesh Rezarta Shkurta?”- shkruan një fanse e këngëtares menjëherë pasi Rezarta dha mundësinë për ta pyetur
Kjo pyetje ka bërë që Rezarta Shkurta të rrëfejë se sa e vështirë ka qenë për të, të qenit një personazh publik, dhe dhimbja që ka shkaktuar te prindërit, çdo fjalë e qarkulluar për të.

“Shumë pyetje e bukur dhe e vështirë për tu shpjeguar në një faqe të vogël Instagrami. Unë zgjodha të jem personazh, në një moshë fare të re 17-18 vjeç. Atëherë më dukej shumë interesante të isha në botën e televizionit. Po të kisha sot mundësi zgjedhje, sigurisht që nuk do e zgjidhja këtë rrugë. Privatësia është e shtrenjtë dhe unë nuk e kam luksin ta kem. Përjashto avantazhet që mund të të sjell në një Shqipëri të vogël, përqindja e problemeve ka qenë më e lartë. Përveç Rezarta Shkurtës paralel unë jam dhe vogëlushja e dy prindërve , që pas çdo shkrimesh negative të cilat nuk kanë qenë pak janë lënduar,”- i përgjigjet Rezarta Shkurta ndjekëses.

Postimi i Rezarta Shkurtës në Instagram.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here