Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, paralajmërimi “bomb” nga opozita

0
92

Ora 19:00 shënon edhe orarin zyrtar të mbylljes së procesit të votimeve për zgjedhjet lokale të kësaj të diele.

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka raportuar se deri në orën 15 pjesëmarrja në rang total ka qenë 15 përqind, ndërsa nga opozita u tha se shifra është e manipuluar. Sipas opozitës, pjesëmarrja nuk i kalon 10 përqind.

Gjatë procesit të votimit u vunë re shkelje të shumta. U denoncuan qytetarët që votuan nga dy herë, blerje votash, punonjës së administratës së shantazhuar për të votuar, komisionerë që fusnin duart në kutitë e votimit dhe që dhunonin qytetarët.

U shënuan edhe disa incidente. Në Durrës një person tentoi të hyjë me armë në një qendër votimi. Në Skrapar, dy grupe u përplasën fizikisht me njëra-tjetrën para një qendre votimi. Më e rënda ishte në Gurrë të Madhe të Matit ku dy vëllezër u sulmuan nga komisionerë të PS-së.

Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar se nuk do ti njohë zgjedhjet, që i konsideron farsë.

“Këto zgjedhje janë farsë, na kthejnë në kohet më të errëta të komunizmit. Rezultati nuk do certifikohet, Rama mori goditjen e merituar nga qytetaret. Qytetaret tashme e dinë se e keqja e vendit është qeveria, Rama vulosi fundin e tij. Nuk do e liroi karrigen e bashkisë për një pseudo kandidat që nuk merr as 7 përqind të votave, zgjedhjet legjitime janë më 13 tetor. Jam i gatshëm të përballem në garë reale, postin e kryebashkiakut e lej vetëm me votë të lirë”, tha kryetari i Bashkisë Kamës, Xhelal Maziu.

“Kemi të bëjnë me një proces farsë votimesh moniste, s’ka asnjë ndryshim për ne. Sot shqiptarët kanë qeshur me këtë qeveri që e vetme vazhdon manipulon procesin. Ky njeri nuk i heq dot duart nga zgjedhjet”, u shpreh Endrit Braimllari, ish-deputetit i LSI-së.

Ndërkohë, edhe nga ana e Presidentit Ilir Meta janë ironizuar votimet.

“Të dashur miq! Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë”, shkruante Meta në një postim në Facbook, ku bënte me dije së fundjavën e kaloi në plazh, larg qendrave të votimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here