Ligji i legalizimeve/ Zbardhen propozimet e PD-së: Të jenë falas, mos prishen ndërtimet e pas 2009-ës

0
162

Gëzim Saliu

Ligji i ri i legalizimeve/ Basha: Kushtojnë 13 herë më shumë, parashikohet prishja e 90 mijë ndërtimeve

 Kreu i PD-së: Nga 2.6 milionë që ishte pagesa bëhet në 5.4 milionë, pra 2.8 milionë më shumë

takimi per legalizimet Qeveria jo vetëm nuk mbajti premtimin për legalizime falas, por me ligjin e ri ky proces do të kushtojë rreth 13 herë më shumë sesa aktualisht. Kështu bëri të ditur dje kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me banorë të zonave informale të Tiranës, duke theksuar se në projektligjin e paraqitur në Kuvend nga qeveria, nuk ka asnjë fjali për legalizim falas. “Ligji ka ardhur në parlament, por nëse ligji do të kishte ardhur për legalizim falas ne nuk do ishim këtu me ju. Projektligji parashtron disa ndërhyrje, por në asnjë ndërhyrje nuk parashtrohet legalizimi falas. Ligji përjashton një numër të madh qytetarësh nga legalizimi, në varësi se ku ndodhet prona e tyre, në varësi se çfarë është prona e tyre. Mirë që s’ka legalizim falas por çmimi rritet, jo pak por shumë. Edhe shërbimi që është zeruar, për t’u përshëndetur në vetvete, në fakt kur e sheh në tërësi, jo vetëm që nuk ka një vlerë, por nëse shihet në tërësi, pasi në raport me atë që të merr përmes uljes së sasisë së bonove të legalizimit që mund të blesh dhe të shesësh i nxjerr qytetarët me këpucë të kuqe”, – deklaroi Basha. Në këtë kontekst, kreu i demokratëve shpjegoi konkretisht me raste konkrete se si në një njësi të Tiranës, legalizimi do të kushtojë më shtrenjtë, për shkak të uljes së masës së pagesës me bono thesari në 30-50%, nga 70% që ishte. Si dhe më e rënda, sipas tij është fakti se ligji parashikon se vetëm trefishi i bazës së objektit paguhet me çmimin preferencial, duke e lënë pjesën tjetër të parcelës me çmimin e tregut. “Me çmimin e tregut, do të thotë për qytetarët se legalizim do t’u kushtojë disa herë më shumë të interesuarve për këtë proces. Pra nga 2.6 milionë që ishte do të kushtojë në 5.4 milionë, që i bie 2.8 milionë më shumë. Këtu nuk është as aq sa ishin, as pak më shtrenjtë, këtu është 13 herë më shtrenjtë”, – theksoi Basha.

 

Prishja e ndërtimeve

 Duke bërë të ditur në takimin me banorët, ku këta të fundit shprehën shqetësime lidhur me proces se procesi i legalizimeve e nisi qeveria e demokratëve, Basha theksoi se PD la gati 40 mijë dosje të përfunduara. “PD premtoi legalizim pastaj urbanizim. Në fund të vitit 2005, fillim të 2006-ës u miratua ligji dhe procesi supozohej të fillonte. Ligji ia kaloi barrën e ekzekutimit të hapave pushtetit lokal. Në tërësi me përjashtime të rralla pushteti aty ku mbahej nga socialistët dështoi të përmbushte hapat deri në vitin 2008. Pastaj u mor vendimi që procesi të merrej në dorë nga ALUIZNI dhe nisi puna për hapat e procesit. 40 mijë dosje përfunduan totalisht, ato që po shpërndan sot kryeministri. Mirë bën që i shpërndan, shteti kështu duhet të ketë vazhdimësi. Procesi mund dhe duhet të kishte ecur edhe më shpejt, por punë është bërë dhe jo pak”, – u shpreh shefi i opozitës. Nga ana tjetër, Basha nënvizoi edhe një problem shqetësues lidhur me ligjin e ri të legalizimeve, ku, sipas të cilit, parashikohen të prishen rreth 90 mijë ndërtime të bëra pas vitit 2009. Në këtë kontekst, kreu i PD-së kujtoi premtimin e Kryeministrit Rama në fushatën elektorale, kur ai është shprehur se asnjë shtëpi nuk do të prishet. “Ka thënë se edhe Enver Hoxha po të ngrihet nuk do të ketë prishje të ndërtimeve pa leje. 90 mijë ndërtime nuk përfitojnë nga procesi i legalizimit, por jo vetëm kaq, por parashikohet shkatërrimi i tyre. Ligji thotë do t’u prishen objektet. Këtu kemi të bëjmë me një problem shumë të mprehtë se nuk mund të lejojmë që njerëzit të dalin në qiell të hapur. Po i godet në mënyrë selektive ndërtimet pa leje se të tjerët po i bëjnë jo një po 5-6-katëshe në rërë se janë miqtë shokët ortakët e kryeministrit. Do i marrim një nga një legalizimet falas. Nuk e ka shpikur as premtuar PD-ja legalizimin falas. Rama do t’i rrijë premtimit ose do përballet me pasojat”, – deklaroi kreu i opozitës, Lulzim Basha.

 

Pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve për legalizimet

Në takimin me kreun e PD-së, Basha, dhe disa deputetë të Partisë Demokratike, banorët e zonave informale si edhe përfaqësuesit e shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të zotëruesve të objekteve në proces legalizimi shprehën shqetësimet e tyre lidhur me ligjin e ri. Ata pohuan pasigurinë e tyre për procesin, duke kërkuar të dinë se çfarë do të bëhet tanimë me letrat me vlerë, sa pjesë e legalizimit do të paguhet, çfarë do të bëhet për shtresat në nevojë, që kanë pamundësi financiare.

 

Pyetjet dhe shqetësimet e banorëve

 

Nja banor i zonës (përfaqësues i LSI-së) – Unë jam përfaqësues i LSI-së në Paskuqan. Më përpara paguhej 2 milionë e 600 mijë lekë të vjetra për legalizimin, sot duhet me paguar 5 milionë e 400 mijë lekë. Nga Shaban tapia kemi kaluar tek tapi Lamaj. Në qoftë se këto ma bëjnë falas, unë do bëhem me tapi Lamajn. Unë e dua legalizimin falas.

Banor i zonës – Me na rrejt në çështjen e legalizimeve s’kemi nevojë. Në qoftë se ma bën falas, është shumë mirë, e kemi votuar, por me rrena nuk bën. U bëj thirrje që ligjet e shtrenjta deputetët mos ti votojnë sepse popullin e kanë me vete.

Banore e zonës – Edi Rama të bëj thirrje për legalizime falas, sepse votat i more, i çove njerëzit shtëpi më shtëpi dhe tani duam legalizimet.

Banore (përfaqësuese e komunitetit rom) – Unë jam banore e zonës së bregut të lumit. Problemi ynë është me shtëpitë tona, që rrezikohen të përmbyten. Ky është halli ynë kryesor.

Përfaqësuesit e shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të zotëruesve të objekteve në proces legalizimi – Në draftin aktual lihen evazive kompetencat që i kalojnë këshillit të ministrave. Kalimi i kompetencave do i shumëfishojë kostot për qytetarët shqiptarë. Tejkalimi i kompetencave mos do heqë sërish kostot. Ne duam që gjërat të saktësohen në ligj. Jemi një organizatë jo politike, por qytetare. Ne na bashkon problemi i legalizimeve

 

Përgjigjet e Bashës

Ndaj kreut të shoqatës: Ne nuk kemi numrat në parlament por arsye e këtij takimi është që ti bëjmë thirrje arsyes të shëndoshë të deputetëve që e konsiderojnë veten e tyre me integritet që t’i rrinë premtimin që erdhe në pushtet: legalizim falas. Mos pranojnë që ky premtim të shkelet kaq ashiqare pa iu dridh syri. Hapi i parë u hodh me tërheqjen dhe shpresojmë që javën tjetër të vijnë me ndryshime. Mënyra se si ne pozicionohemi karshi premtimit për legalizim falas do përcaktojë edhe fuqitë që kemi në si qytetarë që ta bëjmë qeverinë që të mbajë premtimin për legalizime false dhe për 300 mijë vende pune.

 

Ndaj banorit që ishte përfaqësues i LSI-së në Paskuqan – Jam shumë dakord me qëndrimin tënd. E vërteta nuk ka krah politik dhe nga 2.6 milionë të paguash 5.4 milionë i bie 2.8 milionë më shumë. E kishe 2.6 milionë dhe të tha falas, por ta ka sjellë për 5.4 milionë.

 

Ndaj zonjës përfaqësues të komunitetit rom – Çështjen e lumit të bregut po e ndjekim dhe kemi një projekt, të cilin do ta nisim së shpejti, që do të nisë aty që lumi të mos dalë më nga shtrati

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency