Ligji i PPP-ve, Konfindustria: Shqetësim shtyrja e miratimit nga Kuvendi

0
102

Konfindustria shpreh shqetësimin për shtyrjen e radhës të afatit kohor të miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të ligjit, që ndalon lidhjen e projekteve të Partneritetit Publik Privat dhe kontratat koncesionare ‘të pakërkuara’ të parashikuar brenda muajit Qershor 2019.

Sipas Konfindustrias kjo është shkelja e dytë kohore radhazi e zotimit qeveritar para FMN/Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve të tjera financiare të huaja për ndërprerjen e kontratave koncesionare të tipit të’pakërkuar’ në sektorët e infrastrukturës rrugore.

Afati i parë ishte muaji Shtator 2018. Konfindustria bën të ditur se ka kërkuar zyrtarisht pranë ekzekutivit dhe Kuvendit të Shqipërisë, se në projekt ligjin përkatës të ndalimit të lidhjes së kontratave ‘ të pakërkuara’ duhet të përfshihen pa përjashtim të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë dhe jo vetëm në infrastrukturën rrugore.

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria është e papërgatitur institucionalisht për mbrojtjen e interesit publik në afatgjatë në përdorimin e PPP dhe kontratat koncesionare në përgjithësi dhe të tipit ‘pakërkuar’ në veçanti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here