Opozita nuk tërhiqet/ Basha bën premtimin e fortë: Nuk do e harrojmë e as nuk e do e falim

0
85

Pas vendimit të gjyktës së Elbasanit,e  cila la në burg dy kryetarët e PD në Librazhd dhe Përrenjas, kryetari i opozitës, në një konferencë për mediat urgjente nga selia blu, paralajmëroi gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes.

“Ju e dini, edhe ne e dimë. Edi Rama mund tju ketë premtuar se do ua falë korrupsionin. Dua tju premtoj se shpejt do ta shoqëroni Ramën drejt drejtësisë. Nuk do e harrojmë e as nuk e do e falim”, deklaroi Basha.

Është represion ndaj kundërshtarëve politikë i urdhëruar direkt nga Edi Rama. Qëllimi është vetëm një: persekutimi dhe trembja e kundërshtarëve politikë për të shuar protestën dhe përpjekjet kundër qeverisjes së kriminalizuar të Edi Ramës. Duke shprehur solidaritetin tim për familjet e katër demokratëve të arrestuar që nuk do i kenë prindërit dhe bashkëshortët në shtëpi sot, dua ti drejtohem Edi Ramës dhe klanit të tij kriminal në qeveri: Opozita nuk frikësohet. Opozita nuk trembet. Opozita nuk tërhiqet. Unë, të gjithë demokratët në çdo cep të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarët e bashkuar do ta luftojmë këtë qeveri kriminale derisa Edi Rama dhe kriminelët e tij të dalin para drejtësisë së vërtetë. Dua t’ju drejtohem, gjithashtu, të gjithë policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të Elbasanit, të cilët sot vendosën të mbajnë të burgosur politikë njerëz të pafajshëm, ndërkohë që kanë vite që tolerojnë dhe mbrojnë krimet e Qazim Sejdinit dhe të bandave të Elbasanit”, u shpreh Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2190207737741085/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here