Vasili: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ç’pret akoma qeveria?!

0
154

Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën e përmbytjes së vendit.

Me anë të një statusi  në rrjetin social Facebook ai  shpreh hapur qëndrimin e tij në lidhje me situatën e ditës së sotme për përmbytjen e vendit nga shirat.

Statusi i Plotë:

Te shpallet gjendja e jashtezakonshme. Ç’pret akoma qeveria?!

Shqiperia po perballet me nje situate shume te rende ne te gjithe territorin me rreziqe shume te medha per pronen dhe shendetin e qytetareve.

Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtezakonshme. Çfare pret?

Situata rendohet ore pas ore. Kryeministri duhet te jete ne balle te shtabit te emergjences dhe te marre e te ushtroje pergjegjesite e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, qe nga zyra e deri ne drejtimin ne teren.
Kryeministri nuk mund te jete komentator.
Te shpallet menjehere gjendja e jashtezakonshme.

Koha nuk pret.Mijera qytetare presin doren dhe mbeshtetjen e shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here