Kreu i këshilltarëve te PD: Jemi me qytetaret, nuk bejme politike me permbytjet

0
165

Kryetari i këshilltarëve demokratë të Bashkisë së Tiranës, Kreshnik Çollaku u shpreh se opozita ka zgjedhur të jetë në krah të njerëzve dhe jo të bëjë politikë me përmbytjet.

 

Zoti Çollaku tha se: “Nuk ka gjë më të lehtë për një opozitë sesa të bëjë akuzuesen në një situatë të tillë, por kemi zgjedhur të jemi me qytetarët, të mbështesim efektivët e ushtrisë, policisë, mjekët dhe këdo që është në shërbim të njerëzve”.

 

Kreshnik Çollaku vëren se ata që po bëjnë politikë me përmbytjet janë kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, që në vend që të menaxhojnë situatën për të cilën janë përgjegjës, numërojnë sukseset.

 

Kryetari i këshilltarëve demokratë u bën thirrje banorëve të Tiranës dhe zonave të tjera të prekura nga përmbytjet, pavarësisht përkatësisë partiake, të përçmojnë cinizmin e qeveritarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin në këtë situatë të vështirë.

 

“E keqja duket se nuk ka kaluar. Të ndihmojme njëri-tjetrin. Llogaritë me pushtetin do t’i bëjmë shpejt”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here