Lidhjet e PS me krimin/ Ja detyra shtetërore që mori gruaja e Astrit Avdylajt

0
119

Përgjimet e publikuara nga e përditshmja më e madhe gjermane “BILD”, kanë nxjerrë në publik pushtetin që fisi Avdylaj, të njohur si “banda e Avdylajve”, kishin mbi strukturat e Partisë Socialiste, jo vetëm në Shijak, por edhe në Durrës.

Në këto 6 audio-përgjime dëgjohet se si Astrit Avdylaj, krahu politik i fisit, urdhëron Kryetarët e Bashkive, drejtorin e Ujësjellësit, deputetin në funksion të “rezultatit surprizë” që ai dëshiron të arrijë për Kryeministrin.

Kryeministri, duke u përpjekur të bashkangjisë përgjegjësinë politike me përgjegjësinë penale, i quajti këto indicie dhe jo prova.

Sipas tij, nëse nuk provohen ato që janë thënë në audio-përgjime, ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë të pafajshëm.

Përtej diskutimit nëse rezultati i zgjedhjeve është një provë që vërteton indiciet, apo nëse kandidati Elton Arbana është një tjetër provë, një fakt i pakundërshtueshëm është bërë i njohur për Dosja.al pas përgjimeve.

Gruaja e Astrit Avdylajt është përgjegjëse sektori në Bashkinë e Shijakut. Quhet Atalanta Balliu dhe drejton sektorin e Ndihmës Ekonomike dhe Mbrojtjes Shoqërore.

Burime i thanë Dosja.al se zonja Balliu është emëruar përpara 5 vitesh nga Indrit Buka, ish kryetari i Bashkisë.

Buka, pas 2015,  u emërua në drejtorinë rajonale të Punësimit dhe merrej pikërisht me pasojat që shkaktoi dalja e shumë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike, pra me pasojat e zyrës së Atalanta Balliut.

A ka patur ndikime politike në dhënien dhe ndërprerjen e ndihmës ekonomike apo jo, për këtë duhen dëgjuar videoregjistrimet e prokurorisë, por e sigurtë është që bashkëpunimi i tyre nuk ka munguar.

Madje asnjë nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Avdylajve në Shijak, nuk është lënë në rrugë.

Nuk dihet nëse zonja Balliu, bashkëshortja e Astrit Avdylajt, ka ndikuar apo ndikon me ndihmën ekonomike në zgjedhje, por është e njohur tashmë se futja në skemën e ndihmës ekonomike, është përdorur për qëllime elektorale nga partitë në pushtet.

Mbetet për t’u sqaruar motivacioni i emërimit të bashkëshortes së Astrit Avdylajt në administratën e Bashkisë Shijak, por, në sfondin e audiopërgjimeve të publikuara, kjo është prova që kërkonte Kryeministri.

DOSJA.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here