Biznesmenit i sekuestrohen 1.6 mln euro pasuri, dyshojnë se çifti…

0
111

Një çifti, një shqiptari dhe një italianeje, u është sekuestruar nga autoritet italiane pasuri me vlerë mbi 1.5 mln euro pronash të paluajtshme: shtëpi, toka dhe një biznes që tregton pajisje “software”. Lajmin e bëjnë të ditur këtë të shtunë mediat italiane, që raportojnë se Pazait Kasaj, 54 vjeç nga Selenica e Vlorës dhe Giovanna Iannotta, 44 vjeçe, të martuar prej 15 vitesh, sipas hetuesve, e kanë vënë pasurinë me para të përfituara nga trafikimi i drogës dhe aktivitete të tjera kriminale.

Raportohet se 54-vjeçari ka qenë në burg për trafik droge. Hetimet nisën pasi u vu re se shqiptari lëvizte me makina luksoze të ndryshme, të marra me qira. Një detaj ky që ka ngjallur dyshime për pasurinë e tij. Në të kaluarën, ai ka pasur një karrierë të gjatë kriminale, me vepra penale që përfshijnë nga vjedhjet, të trafiku i drogës. Ai ka përfunduar në burg qysh prej vitit të largët 1998, pasi u akuzuar për një episod të trafikuat të 275 kg marijuhanë.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij italiane, pronare e një kompania tregtimi pajisjesh “software”, ka qenë e dënuar për përdorim të paautorizuar të kartave të debitit apo kreditit.

Hetuesit dyshojnë se çifti ka krijuar të mira duke përfituar nga aktivitete e jashtëligjshme, pasi pasuritë e tyre të patundshme konsiderohet jo proporcionale me të ardhurat.

Çifti raportohet se ka në pronësi 14 banesa në Vercelli, një në Nichelino, të tjera në Carmagnola ku gjithashtu ka edhe një sipërfaqe toke. Të gjithë përfunduan të konfiskuara së bashku me kartat e kreditit dhe llogaritë rrjedhëse për një total prej 1.650 milion euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here