Përgjimet u kryen nga shteti! Provë apo indicje, ato mbeten realitet!

0
190

Që të sqarohemi. Termat “provë” dhe “indicie”, janë strikt terma ligjorë. Prokurorët dhe gjykatësit janë të detyruar të bëjnë dallimin ndërmjet provës dhe indicies, një shtysë që të shërben të shkosh tek e vërteta.

Në rastin e përgjimeve, përmbajta e bisedave është pa dyshim një indicie e fortë që shërben për të hetuar më thellë, deri sa të zbulohet mekanizmi se si ka ndodhur ngjarja. Në rastin konkret si i blenë votat. Por ky hetim nuk ndodhi dhe indicieve po iu skadonte afati pa i hetuar askush.

Por, përtej defiçensës së Prokurorisë, që as hetoi e as i ruajti këto materiale hetimore, qeveria nuk mund të mbrohet në publik me faktin që përgjimet s’janë prova.

Qeveria nuk mund t’i flasë publikut si në gjyq. Nëse ndjehet e pandehur mund ta bëjë, por një qeveri normale merr përgjegjësinë politike publikisht dhe reagon politikisht. Se në daç quaji prova e në daç indicie ato përgjime shprehin një të vërtetë, një realitet që ka ndodhur.

Mund të mos jenë të mjaftueshme për dënim penal, por për përgjegjësi politike janë sa të duash të mjaftueshme. Kështu ka ndodhur edhe me të tjerë më parë.

Qeveria dënon aktin dhe merr përgjegjësi politike nëse do të jetë e besueshme. Sulmi ndaj gazetarëve dhe e folura si në gjyq e vet shpall atë fajtore para publikut.

Ato nuk janë përgjime nga kundërshtarët politike, as nga media që të mund të quhen shantazh. Por janë përgjime zyrtare, pra të kryera nga shteti. Autenticiteti i tyre nuk vihet në dyshim!

Nëse s’duan të japin llogari politike publikut është temë tjetër, por me faktin që s’janë prova por indicie nuk mbrohen dot në publik, megjithë sjelljen e tyre prej të pandehurish.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here