Banori “i bën pritë” Veliajt në kafe: Ndërhyn Rama në mbrojtje, ja çfarë ndodhi…

0
122

 

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme  ndodhet në njësinë numër 3 në Tiranë ku aty po pi një kafe me disa nga banorët e kësaj njësie.  I pranishëm në këtë kafe është dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Një nga banorët i ka pyetur për projektin e “Unazës së Re” për banesat dhe shpërblimet.  Veliaj është shprehur se banorët mund të zhvendosen por qytetari e ka ndërprerë duke i thënë se i bie që banorët të fillojnë jetën nga e para.

Veliaj është shmagur në një moment duke thënë se këtë e ndjekim më pas si çështje. Qytetari ka ngulmuar për përgjigje. Menjëherë ndërhyeri Rama.

Biseda: 

Qytetari: Kemi një problem me unazën e madhe, me banesat.

Veliaj: Ky është një nga segmenti do të vijojë, ose do të shpronësohen dhe të zhvendosen ose në banesat sociale.

Qytetari: Të marrësh një banor dhe ta çosh në Laprakë do të thotë që ai t’ia nisi jetën nga fillimi.

Veliaj: E ndjekim më pas këtë.

Qytetari: Një përgjigje do na duhej.

Rama: Në rat se kur janë me letra do të shpronësohen. Eksperienca te Unaza e re, ekzistojnë këto metodat e nxitjes së frikës së pasigurisë. Duhet bashkëpunim me njëri-tjetrin për të ecur edhe me projektin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here