Provimi i shtetit/AKP publikon listën me emrat e 236 mësuesve që do të testohen

0
184

lista_kandidate_nentor_2015images

 

Dori Hoxha

 

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar listën e emrave të mësuesve, të cilët do të japin provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesisë. Në total janë 236 aplikantë, të cilët do të testohen duke filluar nga data 26 nëntor deri me 11 dhjetor 2015. Provimi do të zhvillohet në ndërtesën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Ndërkohë, janë 20 profile mësuesish që do të testohen, duke filluar që nga mësuesit e Gjuhës shqipe deri te mësuesit e Informatikës. Të parët që do të japin provimin do të jenë kandidatët të cilët kanë mbaruar për Gjuhë shqipe dhe testi do të zhvillohet sot dhe nesër, i ndarë në 4 grupe, duke nisur përkatësisht në orën 09:30 dhe në 12:00 dhe 14:30 ditën e enjte dhe në 09:30 ditën e premte. Të dytët në radhë për t’u testuar do të jenë mësuesit që kanë mbaruar për Gjuhë angleze ditën e premte ora 12:00 dhe 14:30. Ndërsa studentët të cilët kanë përfunduar studimet për profilin e Arsimit fillor do të testohen të ndarë në katër grupe me 2 dhjetor 2015. Provimin e shtetit do ta japin të gjithë kandidatët që kanë mbaruar për Mësuesi, duke përfshirë dhe të rinjtë që kanë studiuar Gjuhë italiane, Biologji, Kimi, Gjuhë gjermane, Biologji-Kimi, Edukim fizik, Instrumente muzikore, Fizikë, Matematikë dhe Histori-Gjeografi, Histori, edukatë, Gjeografi, Shkenca sociale, Informatikë, Matematikë informatikë dhe Gjuhë frënge. Më herët, kandidatët janë njohur me programet orientuese, të cilat gjenden të publikuara edhe në faqen zyrtare të AKP-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency