“Ai parlament është nul dhe i inkriminuar! Koha tregoi se opozita kreu veprimin e duhur”

0
73

Nga Jorida Tabaku:

Nuk habitem nëse kryeministri Rama do ta mohojë përgjimin dhe do të sulmojë BILD si një kazan të madh, të tjerë pas tij do të flasin për një konspiracion me në krye opozitën. E kuptoj fare mirë gjendjen e një mazhorance të gjendur ngushtë mes pisllëqeve të korrupsionit, vjedhjeve, bashkëjetesës me të inkriminuarit dhe përfshirjen në akte kriminale.

Një mazhorancë e tillë ulëret se do t’i hiqen vizat atyre që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme ndërsa atyre që manipulojnë procesin dhe bashkëjetojnë me të inkriminuarit do t’u dhurohet pushtet. Kjo lloj mazhorance nuk është më një fantazi, por një realitet i prekshëm dhe i jetuar në Shqipëri. Ajo manipulon vazhdimisht shqiptarët duke i veshur mëkatet e saj opozitës dhe opozitarizmit pasi ka frikë se fundi i saj është i hidhur.

Do të ishte e udhës që së paku lista e deputetëve të Durrësit, në emër të demokracisë dhe institucionit të parlamentit, të dorëzonin mandatet e tyre. T’i dorëzonin një nga një pasi kanë dëgjuar me veshët e tyre se ato nuk janë produkt i vullnetit të qytetarëve por produkt i vullnetit të grupeve kriminale. Për to nuk kanë votuar as vetë socialistët, përkundrazi kanë qenë grupet kriminale që u kanë siguruar me mjetet e tyre votat.

Do të ishte e ndershme që deputeetët socialistë, ato pak që ende kanë një bezdi karshi atashimit me krimin (besoj se ka ende të tillë). Të ngriheshin përtej frikës që u ka futur në palcë kryeministri dhe të çlironin veten dhe parlamentin nga zinxhirët e krimit qeveritar.

Tashmë është e qartë se sado që departamenti i propagandës qeveritare të flasë kundër përgjimeve dhe kushtetueshmërisë së parlamentit apo dhe zgjedhjeve vendore e vërteta është ndryshe. Ai parlament është tanimë nul! Nuk vjen si produkt i demokracisë dhe rendit kushtetues. Përkundrazi, vjen si vullnet i krimit, mafias, strukturave kriminale dhe kushtetutës së krimit të organizuar.

Koha tregoi se opozita kreu veprimin e duhur. Ajo nuk shkeli rregullat e demokracisë sepse ky parlament nuk është produkt i votës demokratike. Në të vërtetë ajo u largua nga një parlament i ngritur me fasadë demokratike dhe që në thelb ishte dhe është një e produkt i vullnetit kriminal të Mafias dhe bandave kriminale. Opozita ishte në të vërtetë e vetmja pjesë e mirë përmes së cilës kjo mazhorance kërkonte të justifikonte veten dhe inkriminimin e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here