Psikologia e njohur “shuplakë” ministres Manasrliu: E keni qelbur fare…!

0
112

Psikologia e njohur, Denata Toçe, ka reaguar ashpër në lidhje me materialet fotografike të publikuara sëfundmi në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasrliu.

Toçe evidenton përdorimin e imazhit të fëmijëve, duke luajtur me ndjeshmërinë që ata krijojnë tek publiku, gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe e quan këtë një shkelje të pastër të të drejtave të fëmijëve.

Ky fenomen është një shqetësim tejet i madh i evidentuar lehtësisht nëse sheh profilet e politikanëve, si kryeministri Edi Rama apo kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Postimi i plotë:

Nuk durohet më!!!!

Mjaft perdoret fëmijët per reklamimin e “ndjeshmerise” dhe “empatise” farse qe ju karakterizon, sidomos në fushata elektorale. Sapo pash foton e rradhes, kete here nga Ministresha e shendetesise, qe mbulon dhe ceshtjet sociale.

Zonja na kishte dale neper njesite bashkiake.

Padiskutim mund te takohet me grupet e interesit, me adulte qe zgjedhin te jene pjese e punes se tyre madje dhe te beje foto me femijet (me lejen e prindit), por ne asnje rast, e theksojë, në asnjë rast nuk mund te publikojë ne media apo rrjete sociale fotot e tyre. E para, keni shkelur te drejtat e fëmijëve.

E dyta, perdorni ne shkelje te plote te etikes per përdorimin e fëmijëve në media dhe e treta, keni shkelur rregullat zgjedhore.

Duket se ju eshte regjur lekura duke abuzuar mbi te drejtat e njeriut apo ligjin, por kur vjen puna te fëmijët, e keni qelbur fare.

Mjaft me!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here