Tensionohet situata para parlamentit. Policia e Shtetit i ka bërë thirrje medias që të largohet nga vendi ku pritet të zhvillohet ndërhyrja, e cila është ende e panjohur.
Metoda sesi policia do të ndërhyjë është e panjohur deri më sot në këto protesta që ka zhvilluar opozita në 3 muaj.
Situata është e ngjashme me atë të mbrëmjes së 25 majit, ku u plagosën disa protestuesë dhe punonjës mediash. Në këto momente nuk shihen drejtuesit e opozitës, ndërsa thirrjet për t’u larguar nga oborri i parlamentit vazhdojnë.