Mediu takohet me banorët e zonës së Kinostudios: Ikja e të rinjëve dëmton vendin

0
100

Kryetari i PR Fatmir Mediu shprehu shqetësim për largimin e të rinjve nga vendi duke theksuar se ky fenomen dëmton jo vetëm familjen por gjithë Shqipërinë. Duke vlerësuar mbështetjen e qytetarëve, ai tha se është i gatshëm për bashkëpunim me qëllim ofrimin e perspektivave për brezin e ri në mënyrë që ata ta shikojnë të ardhmen në Shqipëri.

Fatmir Mediu kandidati nr.7 i koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, u takua me banorë të Kinostudios ku shprehu shqetësimin e tij për largimin masiv të shqiptarëve veçanërisht  të rinjve dhe rrezikun që i kanoset sot familjes, kombit shqiptare nga ky fenomen.

“Në pesë të rinj, tre nga ata janë të pa punë. Gjatë pandemisë kjo papunësi u shtua dhe me 20%. Mbi 70% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria. Mbi 90% e atyre që kanë studiuar jashtë dhe studiojnë jashtë, me mundin dhe djersën e prindërve të tyre, nuk duan të kthehen në Shqipëri.”

Gjatë fjalës së tij Mediu ofroi bashkëpunimin e tij të plotë për krijimin e kushteve që të rinjtë ta shikojnë Shqipërinë si vendin e tyre, me respekt dhe me dashuri ndërkohë që falenderoi qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë në vazhdimësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here