Luan Rama: Qytetarët janë në shesh, për të vendosur legjitimitetin e funksionimit të demokracisë

0
90

Prononcimi i ZëvendësKryetarit të LSI-së, Luan Rama në protestë

Cilat janë pritshmëritë për protestën se duket që qytetarët nuk kanë ndërmend të terhiqen?

Qytetarët jo vetëm që nuk do të terhiqen, por janë më të motivuar se kurrë te vazhdojnë protestën, revoltën e tyre derisa të gjithë të kuptojnë që jo arroganca, po rruga e arsyes dhe e zgjidhjes që të kthejë legjitimitetin e zgjedhjeve është rruga e vetme neper të cilën duhet të kalojë Shqipëria. Dua të theksoj dhe njëherë faktin që më vjen shumë mirë që koinçidoi që kjo protestë e sotme zhvillohet në të njëjtën ditë kur në Shqipëria gjendet për vizitë Sekretari i Përgjithshëm i NATOS i cili duhet të kuptojë që kjo është revolta e qytetarëve shqiptarë kundër një kaste e cila në mënyrë kriminale ka shpërdoruar besimin e qytetarëve dhe e ka tjetërsuar vullnetin e qytetarëve jo në vullnet të tyre për mirëqeverisje por në vullnet të grupeve kriminale për t’i shërbyer atyre. Është shumë e rëndësishme që të kuptojnë qytetarët se NATO ka kontributin, mbështetjen dhe solidaritetin e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk e meritojnë të jenë nën zgjedhën e një kaste kriminale. E dyta, NATO para së gjithash është një organizatë politike dhe si e tillë funksionimi i shtetit të së drejtës, funksionimi i demokracisë, ndarja e pushteteve dhe balancimi i tyre, respektimi i Kushtetutës, janë kritere të rëndësishme të cilat duhet që edhe Shqipëria t’i jetësojë dhe t’i bëjë të vetat. Është absurde. Është e pafalshme që një vend anëtar i NATO-s sot është një vend që qeveriset nga një bandë kriminale e para dhe e dyta është një vend anëtar i NATO-s që nuk ka Gjykatë të Lartë, që nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Pra pushtetin e drejtësisë e ka jashtë sistemit, ndërkohë që edhe ai ligjvënës edhe ekzekutivi janë gjithashtu në legjitimitet. Prandaj qytetarët janë në shesh, për të vendosur legjitimitetin e funksionimit të demokracisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here