“Terrorizëm bashkiak!” Zëdhënësja e PD publikon dokumentet: Veliaj shkatërron pronat e ligjshme pa pasur asnjë njoftim paraprak

0
143

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa  ka reaguar lidhur me prishjen e disa objekteve në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

Sipas saj, veprimi i mbrëmshëm i bashkisë së Tiranës është një akt terrorist, ndërsa publikon dokumente që vërtetojnë se, objektet në fjalë kanë certifikata pronësie që prej vitit 1981.

Reagimi i plotë i zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa:

Terrorizem bashkiak ne mes te Tiranes! Veliaj shkaterron pronat e ligjshme pa pasur asnje njoftim paraprak, pa asnje projekt te shpallur dhe pa asnje VKM per shpronesim!

Dje ne darke, jane sulmuar nga terrorist te veshur me uniforme, banoret e nje shtepie te Selvia me qellimin per ta prishur ate pa nje arsye ligjore dhe dokument ligjor.

Edmond Shllaku pronari, zoteron certifikate te rregullt pronesie, edhe per me kete arsye duhet te respektohet prona e tij dhe te lajmerohet me dokumenta zyrtare. Shtepia sic e shikoni edhe ne foto, eshte pjese e Tiranes historike dhe nuk ka lidhje me ndertimet pa leje.

Bashkia Tirane nuk ka kryer asnje proces njoftimi nese ka nje plan per zhvillimin e zones. Gjithashtu nuk ekziston asnje projekt i shpallur qe mund te konsultohet me qytetaret. Banesat jane shembur ne kundershtim me ligjin. Po ashtu nuk ekziston asnje VKM qe per interes publik te kete vendosur shpronesimin e ligjshem te pronareve qe zoterojne keto banesa.

Ajo qe konstatuam dje eshte nje shembull se ku jemi katandisur ne mungese totale te shtetit ligjor. Me nje deshire te tij Erioni Betoni mund te dhuroj shtepi per propagande televizieve ose mund te shkaterroj shtepine per interesa te fshehura personale dhe pse ti je pronar i ligjshem! I bej thirrje prokurorise te reagoj ne kete shkelje flagrante te ligjeve te shtetit!

Kjo situate do marr fund shume shpejt! Asnje hap pas! Te gjithe bashke per nje Tirane dhe Shqiperi Europiane! #2qershor #ora19

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here