Rama: Timonin që më dhatë e dua prapë, por këtë herë për djalin tim të vogël!

0
141

Mëngjesin e kësaj të shtune, Edi Rama, duke folur për ‘revolucionin’ dixhital të qeverisë së tij ka dhënë një arsye tjetër nga ajo e vitit 2017 se përse kërkon që të mbajë i vetëm timonin, edhe për një mandate të tretë.

Nëse në fushatën elektorale të vitit 2017, ai e kërkoi këtë timon i vetëm sepse kishte nëpër këmbë LSI-në e cila nuk e kishte lejuar që të bënte punë, këtë herë pasi nuk ka bilanc për katër vitet që qeverisi i plotfuqishëm, Rama, thotë se i duhet sërish për të rregulluar të ardhmen e fëmijëve shqiptarë të cilët i ka identifikuar me djalin e tij të vogël, Zahon.

‘Për të marrë diplomën, apo provimet e shtetit, kur sot rezultatet i merr direkt në telefon dhe mund t’i printosh me vulë elektronike. Dëftesat do printohen me vulë elektronike dhe do vazhdojë të përdoren që në vitin e ardhshëm. Unë një timon makine kam, atë që më dhatë dhe e dua prapë. Dua që e ardhmja të jetë për djalin tim të vogël’, deklaroi ditën e sotme Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here