“Nuk na kanë lajmëruar fare”. Bashkia e Veliajt shemb banesat 100-vjeçare

0
113

Një ngjarje e paprecedentë po ndodh në Tiranë në zonën e njohur si “Selvia” ku po shemben disa shtëpi dhe biznese.

Faxnews raporton se janë shembur dy dyqane dhe një shtëpi ndaj të cilave disponojnë dokumente që vërtetojnë se janë të ligjshme të pajisura me hipotekë pasi janë godina dhe banesa të vjetra.

Mësohet se po vijon shembja e dy dyqaneve si dhe një banese ku pronarët e tyre deklarojnë se nuk ka pasur asnjë njoftim, ku punonjësit e bashkisë sipas tyre kanë ardhur dhe kanë zaptuar pronat e tyre duke larguar në drejtim të paditur edhe materialet që ndodheshin brenda.

Pronarët deklaruan gjithashtu se iu kanë treguar dokumentat e pronësisë por ata nuk i kanë përfillur dhe nga ana e tyre gjithashtu nuk kanë treguar asnjë shkresë ligjore që shpjegon këtë vendim.

Sipas banorëve ata disponojnë leje ndërtimi dhe hipotekë për objektet e tyre, ndërkohë që prishja ka ndodhur pa asnjë document zyrtarë dhe pa asnjë lajmërim.

Ndërkohë që banorët shprehen se janë lajmëruar nga qytetar të rastësishëm apo nga punëtorët në bizneset e tyre për prishjen e banorëve.

“Këto janë ndërtime që në 1989. Nuk na kanë lajmëruar fare. Qytetarët e ndryshëm na kanë marrë në telefon dhe na kanë thënë që po na prishin lokalin. Ne do të bëjmë kallzim penal ndaj Bashkisë së Tiranës që nesër në mëngjes. Nuk ka pasur asnjë lajmërim për këtë prishje, ndaj unë do të ndjek rrugën ligjore.

Ne jemi dy persona, të dy me leje ndërtimi, gjithçka e kemi në rregull. Vetëm ne na kanë prishur të tjerët jo.”-shprehet për Fax News Gani Kajtazi.

Ndërkohë që pronari tjetër, i cili disponon dy biznese ka rrëqethur me fjalët e tij, duke u shprehur se është I gatshëm të vetëeflijohet në biznesin e tij të prishur.

“Ne disponojmë 2 biznese, me letra të rregullta, me tokë të blerë. Dhe vijnë na e prishin biznesin pa asnjë lajmërim pa asgjë. Nuk jemi njoftuar as për të hequr objektet brenda bizneseve.

Unë me atë jetoj. Jam dhe i sëmurë, nuk kam mënyrë tjetër jetese. Më kanë lajmëruar punëtorët. Më vjen më kollaj të fus duart në korrent, nuk di si të veproj. Edhe policët erdhën, por ata janë të njëanshëm.”- tha Edmond Shllaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here