“Kriza politike mund të shpërthejë”/ Paralajmëron Fevziu: Një vonesë prej 6 ditësh në vitin 1997 e çoi vendin në luftë

0
167

Gazetari Blendi Fevziu, ka komentuar sot situatën në vend si dhe krizën e thellë që po kalon politika shqiptare.

I ftuar në emisionin ‘Ditë për Ditë’, Fevziu ka paralajmëruar se kriza politike mund të shpërthejë dhe ta bëjë situatën në vend edhe më të rrezikshme.

Sipas tij orët mund të sjellin dhe katastrofë.

Jemi në momentin më të rrezikshëm të mundshëm. E kam thënë shumë herë, njerëzit nuk e besojnë, jemi në një moment shumë delikat. Shqipëria ka një precedent ku gjetja e një marrëveshje pak më vonë se sa koha reale mund të shkaktojë kaos. Sepse kjo do shkojë në një marrëveshje. Një vonesë prej 6 ditësh në vitin 1997 e çoi vendin në luftë. Negociatat nisën më 26 Shkurt dhe u mbyllën me 6 Mars. Po të kishin nisur me 26 dhe të ishin mbyllur me 28 Shkurt, gjërat do të kishin qenë ndryshe sepse shpërthimi ndodhi me 1 Mars. Nganjëherë orët mund të sjellin katastrofë. Shpresoj shumë që kjo s’do të ndodhë”, tha Fevziu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here