Krijohen hartat digjitale topografike, niset me Tiranën e Durrësin

0
214

 

Krijohen  për herë të parë hartat digjitale topografike. Projekti synon të përmirësojë kapacitetin e stafit të ASIG dhe të prodhojë hartën digjitale topografike (1:2000) në zonat e Tiranës dhe Durrësit  bazuar në njohuritë dhe teknologjitë e transferuara nga ky projekt. Ambasadori i Japonisë në vendin tonë Makoto Ito, tha se “shumë punë janë realizuar gjithashtu, verifikimet në terren tashmë kanë përfunduar, janë prodhuar fotografitë e para ajrore të Tiranës dhe të Durrësit dhe është krijuar një mostër e hartave topografike digjitale”. “Për më tepër, 10 anëtarë të stafit të ASIG kanë zhvilluar trajnime në Japoni gjatë dy viteve të fundit, në përpjekje për të rritur kapacitetet e këtij institucioni dhe për të plotësuar nevojat e popullsisë shqiptare që jetojnë në zonat e Tiranës dhe Durrësit. Përmes këtij hapi të ndarjes të njohurive dhe eksperiencave tona me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Civile të Universitetit Politeknik i Tiranës, ne shpresojmë t’u ofrojmë këtyre profesionistëve të ardhshëm një mundësi për të kuptuar më mirë këto pajisje dhe këtë teknologji, që në të ardhmen ata të jenë në gjendje të përgatisin në mënyrë të pavarur harta topografike digjitale”, theksoi ai.

Si pjesë e aktivitetit për përmirësimin e kapaciteteve njerëzore, JICA dhe ASIG organizuan në Tiranë një sesion trajnimi për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Civile të Universitetit Politeknik të Tiranës. Duke përdorur pajisjet e softuerët e prokuruara nga Projekti, si dhe njohuritë e fituara përmes trajnimit, stafi i ASIG dhe ekspertët japonezë u mësuan studentëve se si të prodhojnë harta digjitale topografike. Ky aktivitet u mundësoi studentëve të përdorin teknologji të përparuara për kapjen e të dhënave, si të shfrytëzojnë informacionin gjeohapësinor dhe teknikat për hartimin e hartave topografike digjitale.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here