Pas denoncimit të skandalit, reagon Vokshi: Politizim dhe kriminalizim i administratës arsimore…

0
179

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas publikimt të një lajmi ku denoncohet Brunilda Dhamo, e cil edhe pse e akuzuar për fallsifikim emërohet nga Rama në krye të Arsimit të Jugut.

Voksh shkruan në një postim në Facebook se, kjo vërteton qartë synimet e Ramës për (sh)përdorimin e mësuesve dhe adminiatratës në zgjedhjet e ardhshme.

“Sipas “Boldnews”, Brunilda Dhamo është emëruar Drejtuese Arsimore për rajonin e Jugut edhe pse është akuzuar, dhe dënuar nga gjykata e Fierit për “falsifikim dokumentash” me 1 vit burg.

Denoncimet në media për Dhamon kanë qenë të shumta, përfshirë pjesëmarrjen aktive në fushatat e PS ashtu edhe nga prindërit e fëmijëve të mbetur të paregjistruar për shkak të mbylljes së klasave kolektive e mos njoftimit në kohë të prindërve.

Kjo vërteton qartë synimet e Ramës për (sh)përdorimin e mësuesve dhe adminiatratës në zgjedhjet e ardhshme.

#25Maj#ProtestoPërDepolitiziminEArsimit
#25Maj#ProtestoPërDekriminaliziminEArsimit”, shkruan Vokshi.

Reforma/ Brunilda Dhamo, nga akuzat për fallsifikim, në krye të Arsimit të Jugut

Nga Boldnews.al  

“Rilindja” e ka shndërruar në standart normaliteti emërimin në poste të larta të personave që kanë një kaluar problematike penale.

Pak javë më parë, Brunilda Dhamo është emëruar si Drejtuese Arsimore për rajonin e Jugut, pasi, një vendim i dyshimtë i Gjykatës së Apelit të Vlorë, rrëzoi dënimin me 1 vit burgim që kishte dhënë gjykata e Fierit për “falsifikim dokumentash”.

Në vitin 2014, Brunilda Dhamo ka qenë anëtare e Komisionit për Testimin e mësuesve në Drejtorinë Arsimore të Fierit. Ajo, së bashku me disa kolegë të saj, janë hetuar dhe dënuar nga Gjykata e Fierit në 27 qershor 2016, pasi kanë falsifikuar dokumentat dhe kanë bërë një procedurë vlerësimi fiktive për një aplikonte, e cila nuk ishte paraqitur, pasi nuk ishte njoftuar nga struktura përgjegjëse.

Të pandehurit e ankimuan vendimin e dënimit. Në janar 2017, trupa gjykuese e Apelit të Vlorës, e kryesuar nga Iliba Bezati e pushon çështjen, duke konstatuar se nuk ekzistonin elementët e veprës penale.

Ky vendim, të cilin “Boldnews.al” e ka siguruar të plotë, krijon dyshimet e forta se është marrë enkas për të favorizuar të pandehurit, përfshirë edhe Dhamon.

Vendimi i dënimit
Në vitin 2014, Prokuroria nis hetimin ndaj komisionit të përzgjedhjes së mësuesve në Drejtorinë Arsimore të Fierit, pas denoncimit të një qytetari.

Bashkëshortja e kallëzuesit kishte aplikuar për një vend si mësuese e Teknologjisë së Informacionit në shkollën e mesme “Janaq Kilica” të Fierit. Për të njëjtin pozicion kishin aplikuar edhe dy shtetase të tjera.

Kallëzuesi deklaron se bashkëshortja e tij nuk kishte marrë asnjë njoftim dhe, rrjedhimisht as nuk kishte marrë pjesë në testim. Por, sipas dokumentave që ai kishte siguruar, rezultonte që komisioni kishte bërë shënimet, duke e konsideruar pjesëmarrëse në testim dhe e kishte shpallur humbëse.

Prokuroria e Fierit, pasi kreu hetimet, mori të pandehur për “falsifikim dokumentash” anëtarët e komisionit të testimit, Taulant Toska, Filip Ceco, Arben Simaku, Artur Dafa dhe Brunilda Dhamo.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Fierit i shpalli fajtor dhe i dënoi të gjithë të pandehurit me nga 1 vit burgim, në 27 Qershor 2016.

Apeli
Të pandehurit ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Trupa gjykuese, e drejtuar nga Iliba Bezati vendosi pushimin e çështjes në janar 2017, me argumentin se “nuk ekzistojnë elementët e veprës penale”.

Gjykata e Apelit, megjithëse ka pranuar që dokumentat e hartuar nga komisioni i testimit janë fiktivë, gjithësesi ka arritur në përfundimin se nuk ka “falsifikim”.

Trupa e Apelit ka pranuar se dokumentat e plotësuar nga komisioni i Testimit në Drejtorinë Arsimore Fier janë plotësuar pa u marrë në testim kandidatja kallëzuese. Por, në vendim, gjykata e Apelit i konsideron këto dokumenta fiktivë si “referenca” për vendimin e komisionerëve, por jo akte zyrtare.

Gjykata e Apelit nuk jep asnjë shpjegim se përse komisioni, me anën e këtyre akteve, ka shënuar se e ka marrë në testim dhe intervistë kandidaten kallëzuese, në një kohë që ajo rezulton se nuk ka qenë në Shqipëri në periudhën e testimit.

E, megjithatë, Gjykata e Apelit të Vlorës vendosi pushimin e çështjes, duke detyruar Prokurorinë e Apelit që të ushtrojë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kjo dosjes është, për më shumë se 2 vjet në “fazën e studimit të çështjes” në Gjykatën e Lartë, për shkak edhe të problematikave që ka ky institucion me procesin e Vetingut.

Me vendimin e Apelit në favor të saj, Brunilda Dhamo nisi ngjitjen e shkallëve në karrierë. Fillimisht ajo emërohet Drejtoreshë e Arsimit në Lushnje. Së fundmi, ajo është emëruar drejtoreshë e Arsimit për të gjithë rajonin e Jugut të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here