TURP!!! Pak pas mbarimit të zgjedhjeve, Gjinushi gazetares: Je shumë e eksituar, shko mjekohu…

0
96

Kryetari i sapozgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka përdorur një gjuhë aspak etike ndaj gazetares. Pas mbylljes së votimit në këtë institucion, Gjinushi u pyet nga gazetarja e Syri.net, “Kur të lindi ambicia për të kandiduar për Akandeminë e Shkencave, para reformës apo pas reformës”.

“Bashkë me lindjen tënde”, tha Gjinushi. Më tej, gazetarja ka këmbëngulur sërish, ndërsa i zënë ngushtë kryetari i ri i Akademisë së Shkencave tha, “O çupë mos bëj pyetje që s’kanë përgjigje”.

Gjinushi, në momentin që mediat largojnë mikrofonët, i drejtohet gazetares, “Je shumë e eksituar, shko mjekohu’.

Ndërsa gazetarja ia kthen, “Kujdes me gjuhën ti zotëri se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave. I paedukatë!”.

Ndërkohë, për kandidimin e tij ka pasur shumë kundërshtime dhe polemika, jo vetëm nga akademikë dhe profesorë por edhe nga fusha e politikës. Përpos kolegëve të tij, ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila ka dënuar ashpër proçesin zgjedhor që po ndodh në këtë institucion.

Kujtojmë që Gjinushi u zgjodh në krye të  Akademisë me 35 vota pro, ndërsa kandidonte i vetëm në garë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here