Shkullaku: Shqipëria po kalon periudhën më të errët në historinë e saj

0
107

Analisti Armand Shkullaku duke diskutuar në lidhje me atë që pritet në Shqipëri gjatë vitit 2024, është shprehur se vendi ynë po kalon periudhën më të errët të historisë së saj, të paktën në 32 vitet e fundit.

Sipas Shkullakut, 2024 pritet të jetë edhe më i keq se viti që sapo mbyllëm, atë 2023.

“Sot kemi një njeri të vetëm që kontrollon ekzekutivin. Ku ndryshon ministritë si ti teket, si Enver Hoxhës, bashkon ekonominë me kulturën. Nesër mund të bashkojë drejtësinë me shëndetësinë, se thotë duhet të kemi shëndetësi të drejtë për të gjithë.

Një njeri që e ka totalisht nën hyqëm ekzekutivin dhe i ka një lodër në dorën e vet. Ne kemi një kryeministër që kontrollon të gjithë pushtetin legjislativ. Ne pamë se si parlamenti në 5 minuta voton gjënë më të rëndësishme për qytetarët, buxhetin. Për të mos folur pastaj për të drejtat politike të opozitës.

Ne kemi një njeri që kontrollon të gjithë pushtetin lokal, kontrollon pjesën dërrmuese të medieve. 2024 do të jetë një vit i errët mendoj unë, se do ti japi dërrmën përfundimtare edhe një iluzioni që e kishin disa, që drejtësia e re e kishte fuqinë për të bërë diçka për mirë në këtë vend, për ta vënë pushtetin para përgjegjësisë dhe për ta korrigjuar atë.

Ne pamë në 2023 që drejtësia totalisht, qoftë në rastin e zgjedhjeve, qoftë në rastet e hetimeve për korrupsion ka qenë gjithmonë në shërbim të një njeriu të vetëm. 2024 do të jetë noterizimi i fundit, që drejtësia e re do të jetë një nga veglat që përdor Edi Rama sa herë që ka nevoja politike.

Nuk besoj se edhe në 2024 do të lindë diçka e re që do të mund të ju jap shpresë shqiptarëve që gjërave në këtë vend mund të ndryshojnë. 2024 do të ketë prapë ikje të njerëzve nga Shqipëria. Nuk mendoj se ka pasur ndonjëherë një periudhë më të errët në historinë të paktën 32 vjeçare të Shqipërisë’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here