“Shefi i Prezencës se OSBE, në krahun e qeverisë”, Manjani: Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet para mitit

0
112

Nga Ylli Manjani:

Në një apologji të gjatë, drejtuesi i Prezencës së OSBE në Tiranë, ndër të tjera, ka konluduar se:

” Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet para mitit.”

Aq i drejtë është ky konkluzion sa nuk ke ç’ti shtosh më shumë.

Vetëm se në realitet nuk ndodh fare ashtu.

Bie fjala, ka shumë shqiptarë sot që guxojnë të denoncojnë dhe me fakte madje skandalet e qeverisë, por shefi i Prezencës se OSBE gjendet gjithnjë në krahun e qeverisë, pra të mitit dhe jo të denoncuesit.

Disa prej këtyre të fundit madje, qeveria i ka marrë edhe në përgjegjësi penale me akuza qesharake juridike, vetëm përse denoncuan.

Nuk e di a ka dëgjuar shefi i Prezencës së OSBE për një shpikje juridike të prokurorisë së pavarur nga çdo gjë përveç qeverisë, që quhet “kallëzim i rremë” por pa bërë kallëzim fare!

Ta them më thjeshtë: edhe nëse nuk ke denoncuar një shkelje të ligjit në Prokurori, por në media, prap akuzohesh se ke bëre kallëzim dhe të rremë!!!

E ka në gjykatën e Tiranës këtë shpikje idiote juridike, po të dojë të njihet me te.

Dhe më në fund, se nuk ka fund numri i rasteve që e ndan atë që bën me atë që thotë, policia në kundërshtim me çdo ligj dhe praktikë ndërkombëtare demokratike thërret dhe tenton të kriminalizojë disa të rinj pse guxuan ti thonë Atij “Turp të kesh”.

As e fyen e aq më pak e kanosën.

Por në emër të “mitit” ambasador (në fakt është vetëm Drejtues i Prezencës, jo Ambasador) ata të rinj duhen damkosur si shkelës ligji…

Në shqip kemi një shprehje:
Nga e thëna në të bërë është në mes një lum i tërë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here