LAJMI I FUNDIT/ Sulmi pranë xhamisë së Profetit Muhamed në Medina, raportohen 4 viktima

0
170

Para pak çastesh në Arabinë Saudite kanë ndodhur tri shpërthime në dy qytete. Një nga shpërthimet ka ndodhur afër xhamisë në Medina.

Sipas mediave ndërkombëtare, shpërthimi erdhi nga një makinë e parkuar në afërsi të një xhamie.

Të paktën katër persona janë vrarë nga një shpërthim afër xhamisë së profetit Muhamed në Medinë, në Arabinë Saudite, të hënën, përfshirë një sulmues vetëvrasës dhe disa policë, raporton Al Jazeera, duke cituar burime të veta.

Sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin teksa oficerët po hanin iftar, ka raportuar televizioni shtetëror Al-Arabiya.

Në Medinë janë dislokuar forca të shumta të sigurisë afër xhamisë së mirënjohur, pas incidentit që ka ndodhur pak kohë më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here