Mërtirit: Boschardt e meriton reagimin që patën studentët ndaj tij!!! Rama po e kthen vendin si Koreja e Veriut..

0
117

I ftuar në studion e Fax News, për të folur për aktualitetin politik,  protestat e opozitës dhe arrestimin e disa të rinjve në Tiranë, ishte sociologu i njohur, Ergys Mërtiri.

Lidhur me shoqërimin e studentes që, shkroi parullën kundër ambasadorit të OSBE-së, Bernd Boschardt, Mërtiri u shpreh se, nuk mund të arrestohen njerëzit pse shprehin mendimin e tyre. Sipas Mërtirit, Boschardt e meriton reagimin që patën studentët ndaj tij.

“Arrestohen njerëz pse hedhin parulla. Sipas mendimit tim, Boschardt e meriton plotësisht reagimin që patën të rinjtë. Një person shoqërohet në polici, kur ai ka kryer një vepër penale. Unë nuk e kuptoj se çfarë vepre penale ka kryer vajza.

Më duket qesharake nëse e kanë arrestuar, vetëm nëse ajo ka shkruar në mure. Akoma më qesharake më duket nëse është arrestuar me akuzat se është një kërcënim. Nëse të rinjtë u arrestuan se, shprehën një mendim të tyrin, atëherë duhet të jetë Boschardt ai që duhet të kërkojë lirinë e vajzës, pasi u arrestua në emër të tij. Nëse ai nuk përfaqëson vlerat e demokracisë, atëherë ai duhet të ishte Ambasador në Korenë e Veriut”, u shpreh Mërtiri.

Lidhur me studentin e arrestuar në Elbasan ku, në media u përfol se është arrestuar se ka ofenduar kryeministrin Rama në rrjetet sociale, Mërtiri tha që, ai nuk e di nga ka ardhur urdhri, por për rastin e vajzës sociologu shprehet se kryeministri ka qenë në dijeni.

Për dhunën e ushtruar ndaj Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapit, Mërtiri u shpreh se ishte një rast flagrant i pranuar dhe nga vetë qeveria. Ai shprehet se akti i goditjes së një njeriut me shkop gome të kthen në kohën e Muho Asllanit dhe se sipas tij Sandër Lleshaj po e zëvëndëson mësë miri në këtë detyrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here