Koronavirus/ A jemi në kohë për ta ndaluar?

0
101

Mosveprimi në kohë ndaj koronavirusit: A do i kenë udhëheqësit e politikës duart me gjak?

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e shpalli koronavirusin një pandemi gjatë kësaj jave pasi shumë vende vendosën masa të forta për bllokimin e kufijve, mbyllën shkollat ​​dhe universitetet dhe bllokuan tubimet e mëdha publike në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se në dy javët e kaluara numri i rasteve jashtë Kinës ishte rritur 13 herë, dhe shprehu shqetësim të thellë për përhapjen e virusit.

Ai gjithashtu ngriti shqetësime për “nivelet alarmante të mosveprimit të deri tanishëm”.

Eric Feigl-Ding, një epidemiolog në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvard TH Chan, tha për UpFront se ai rendit përpjekjen kolektive globale për të parandaluar koronavirusin në nivel të ulët, nga A, B, C ai përzgjedh C plus.

Kur u pyet nëse disa liderë botërorë potencialisht kanë gjak në duar për mos ndërmarrjen e masave për të parandaluar virusin, ai tha: “Mendoj se po”.

Ai tregon se do duhej më shumë shpejtësi dhe veprim, duhet të gjurmohen kontaktet e të infektuarve dhe të ndërmerren veprime konkrete për izolimin e njerëzve.

Feigl-Ding beson se kontrolli është i rëndësishëm, dhe se njerëzit duhet të respektojnë karantinën e imponuar, të shmangin hapësirat publike dhe të praktikojnë distancimin shoqëror.

Fatkeqësisht, unë mendoj se ju duhet të bëni distancim ekstrem shoqëror.

Burimi: aljazera

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here