Dalin detaje të reja/ Koronavirusi: 12 të shtruar tek Infektivi sot, 2 prej tyre më rëndë…

0
105

Ndërkohë që shtohet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri, në 38 sot, është shtuar edhe numri i atyre që janë shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë. Nga 9 ditën e djeshme, numri i tyre shkoi në 12 ditën e sotme, të shtunën.

Mësohet se dy prej tyre janë në terapi intensive, pasi gjendja paraqitet më e rëndë, sipas informacioneve të fundit nga znj.Albana Fico, Drejtore e ISHP.

Dy personat e shtruar në terapi intensive janë  një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri.

Fico tha se në Tiranë janë regjistruar 22 raste të infektuarish; në Durrës 5 raste (një prej të cilëve ka ndërruar jetë); në Lushnje 2 raste; në Elbasan 2 raste; në Fier 5 raste dhe në Rrogozhinë 2 raste.

12 të shtruarit në Spitalin Infektiv janë nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina dhe në gjendje të stabilizuar deri në këto  momente.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here