Vendosmëri, vjen protesta tjetër e madhe, rritet fryma e revoltës në të gjithë vendin

0
139

Asnjë tërheqje dhe asnjë hap pas nga rruga e radikalizmit të aksionit opozitar përmes protestave kombëtare. Kjo është vendosur në mbledhjen e Kryetarit të PD, Basha me krerët e partive aleate.

Ndonëse priten që detajet të bëhen publike pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD sonte në mbrëmje disa data kanë dalë për protestën e ardhshme. Fryma e protestave po rritet në të gjithë vendin dhe tanimë janë qytetarët ata që kërkojnë protesta të vazhdushme.

Kreu i Partisë Demokratike ka përfunduar mbledhjen me kryetarët e degëve të PD në rrethe dhe mësohet se është diskutuar se 25 maji mund të jetë data kur do të zhvillohet protesta e ardhshme kombëtare.

Këtë datë, Basha do ta konsultojë me kryetarët e bashkive që drejtohet nga demokratët, me ish-grupin parlamentar por edhe me Këshillin kombëtar të PD.

Gjatë së martës në një konferencë për mediat kryedemokrati Basha lë derën hapur për dialog duke theksuar se “mirëpresim ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës”.

Pjesë nga konferenca e djeshme
Ndërkombëtaret kërkojnë dialog pa kushte. Këtë e solli sot edhe Edi Rama, që ju quan ende mik. A jeni të gatshëm të dialogoni pa kushte me Edi Ramën?

Lulzim Basha: Nuk kam qenë ansjëherë mik me Edi Ramën, kursejani vetes ironinë, Edi Rama e ka zgjedhur miqësinë e tij, janë kriminele, janë pronare mediash, oligarkë qe marrin favore ditën dhe natën.

Opozita nuk kërkon pushtet në tavoline. Ai hodhi poshtë sot ofertat publike për një angazhim të faktorit ndërkombëtar, PD mirëpret çdo angazhim te faktorit ndërkombëtar për të zgjidhur ketë krize te thelle.

Jeni i gatshëm të nënshkruani marrëveshje me Edi Ramen si kryetar i PS?
Lulzim Basha: Kryetarin e PS nuk e zgjedh kryetari i PD. Procesi për zgjedhje të lira e të ndershme do të kaloje përmes largimit të Rames nga kryeministër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here