Studentët hidhen sërish në protestë!!! Bashkë më 22 maj kundër qeverisë…

0
129

Studentët kanë paralajmëruar se do të hidhen sërish në protestë më 22 maj kundër qeverisë për mosrealizimin e kërkesave të tyra nga Rama.

Studentët shprehen se, qeveria nuk i është përmbajtura premtimeve të ndërrmara në kuadër të Paktit për Universitetin. Pikërisht për këtë arsye, ata thonë se do të organizohen sërish në protestë.

“Mundësia për tu ringritur është më aktuale se kurrë. Më 22 maj do të rifillojmë protestat”, u shprehën studentët.

Studentët shprehen se gjendja në universitete vijon të mbetet e njejtë edhe pas protestës.“Ne si studentë këtë herë nuk do të luftojmë vetëm por do kemi dhe përkrahjen e pedagogëve.

Ne paguajmë akoma, kemi të njëjtët problematika në Universitet”, thanë ata.

Qëndresa Qytetare publikoi para pak ditësh një raport, sipas së cilit, qeveria nuk ka realizuar ende 10 premtime të bëra ndaj studentëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here