“Përçarja e LSI-së në Vlorë”, flet Monika Kryemadhi: Skenari i Ramës, tentoi ta bënte dhe dje në Shkodër por u dekonspirua

0
71

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, hodhi dritë mbi amullinë e lajmeve të krijuara sëfundi mbi përçarjen e LSI-së në Vlorë.

Kryemadhi në një intervistë të dhënë në emisionin ‘Me Xhaxhiun’, i cilësoi aludimet si një skenar të Edi Ramës, të cilin tentoi ta bënte dhe ditën e djeshme në Shkodër me kandidatin Agron Çela, ku tentoi të shkonte në kafen e tij, por që më pas plani u dekonspirua.

“Absolutisht asgjë nuk ka ndodhur në Vlorë. Është një skenar i Rilindjes, donte ta bënte të njëjtën gjë dhe me Agron Çelën dje në Shkodër. Po unë njoftova mediat dhe skenari i tij iu prish. Donte të shkonte për takim te kafja e Agron Çelës, por dështoi iu dekonspirua si plan edhe pse çoi gardën dy orë para. Këto janë manovra të Edi Ramës kundër LSI-së, fillimisht ishte blerja e individëve, më pas sondazhet, më pas bllokimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në media. Tani tenton skenarët e përçarjes”, tha Kryemadhi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here